Mund të ketë edhe shqiptarë! Po tentonin të iknin në Angli, 39 shtetas ngrijnë së gjalli në maune

Kamioni u gjeti në zonën industriale Essex, Angli, në orët e para të ditës së sotme , me trupat e 39 personave të pajetë brenda.

Nuk dihet shtetësia dhe identiteti i personave që kanë humbur jetën në një nga ngjarjet me tragjike në Britaninë e Madhe, por ende misterioze.

Shoferi i kamionit është identifikuar dhe është nga Irlanda Veriore, Mo Robinson.

Kamioni që është në qendër të hetimit kishte një frigorifer, dhe viktimat që u gjetën brenda mund të jenë ngrirë deri në vdekje.

Policia e Essex tani po fillon atë që është një nga hetimet më të mëdha në Britani, për vrasje masive.

Robinson, 25 vjeç, është vënë aktualisht në qendër të një prej hetimeve më të mëdha të vrasjeve në Britani, pasi ekuipazhi i ambulancës zbuloi kufomat në rimorkiot e kamionit natën e kaluar.

Nuk dihet dihet se të cfarë kombësie janë viktimat por nuk është cudi të ketë edhe shqiptarë duke marrë parasysh largimet e shqiptarëve drejt Anglisë.
Shtuar më 23/10/2019, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori