Mubarak përjeton vdekje klinike!
Agjencia egjitiane e lajmeve MENA ka njoftuar pak më parë se ish-Presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak ka përjetuar vdekje klinike, shkruan Portali Albeu.com.

Edhe pse burimet zyrtare akoma nuk kanë konfirmuar vdekjen e ish-liderit, burime nga spitali kanë njoftuar se asgjë më shumë nuk mund të bëhej me Hosni Mobarakun.

Pas krizës që përjetoi sot, zemra e Mubarak pushoi së punuari ndërsa pas ndërhyrjes së doktorëve, zemra është rikthyer në punë ndërsa truri ka dalë jashtë funksioni duke kaluar në vdekje klinike. /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2012, ora 00:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori