Mubarak para gjyqit më 19 prill
Hosni Mubarak
Televizioni publik egjiptian ka bërë të ditur lajmin se ish presidenti egjiptian Mubarak dhe dy nga djemtë e tij, Alaa e Gamal, duhet të dalin përpara gjykatës së Kairos në 19 prill.

Mubarak dhe dy djemtë e tij nga dita e mërkurë ndodhen në arrest për një sërë akuzash për korrupsion, abuzim me pushtetin dhe shtypje të dhunshme të protestave në shesh që gjatë muajit shkurt, çuan në përmbysjen e regjimit të Mubarak.

Ish presidenti vijon të ndodhet në spital në Sharm el Sheik për shkak të problemeve në zemër, megjithatë gjendja e tij aktuale është e stabilizuar.

Në Egjipt prokuroria po zbaton një urdhër arresti 15 ditor për presidentin egjiptian të rrëzuar, Husni Mubarak dhe dy djemtë e tij Gamal dhe Alaa. Por 82 vjeçari për shkak të gjendjes së tij shëndetësore nuk do të futet në burg. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2011, ora 09:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori