Morën pjesë në cermoninë në Tiranë, infektohen me COVID-19 7 dasmorë nga Tepelena

Pavarësisht se janë të ndaluara nga qeveria, cermonitë dasmore, mortore apo dhe mbledhjet e ndryshme familjare nëpër lokale vazhdojnë sikur COVID-19 të mos ekzistojë.

Ministria e Shëndetësisë sot ka konfirmuar 7 raste pozitivë me koronavirus në qytetin e Tepelenës gjatë 24 orëve të fundit.

Mësohet se të infektuarit janë familjarë të dy familjeve në fshatin Dukaj, në Tepelenë.

Dyshohet se shtetasit në fjalë janë infektuar gjatë një dasme ku kishin marrë pjesë pak ditë më parë, në Tiranë. /albeu.com/


Shtuar 21.07.2020 14:51