Për ju që mezi po prisni, “Friends” do të rikthehen vërtet

Për ribashkimin legjendar të “Friends” është folur që kur dera e famshme lejla u mbyll për herë të fundit, por pas kaq kohës, duket se po ndodh vërtet! Të gjithë yjet e serialit ikonikë do të rikthehen pas shumë vitesh për një episod special, për platformën HBO Max. Çfarë dihet deri tani?

Sipas një deklarate të bërë nga përfaqësues të HBO Max, Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudroë, Matt LeBlanc, Mattheë Perry dhe David Schëimmer kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në përsëritjen e roleve, të sjella ndryshe.

Kur do të shfaqet?

Supozohej të ishim duke e parë momentalisht, por pandemia e bëri të pamundur realizimin në kohë të xhirimeve. Thuhet se episodi i veçantë i “Friends” do të dalë në dritë aty nga fundit i verës nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve sepse produksioni nuk do të vendosë jetën e askujt në rrezik duke punuar, nëse nuk janë kushtet e duhura.

Sipas Variety, të 6-të aktorët do të paguhen minimalist $2.5 milionë për punën e tyre, por ç’rëndësi ka kjo, për aq kohë sa njerëzimi do të shohë sërish Jennifer Aniston të luajë tek “Friends”?!


Shtuar 8.07.2020 11:55