Mubarak me barelë në gjyq
Hysni Mubarak, ish presidenti i Egjiptit është paraqitur në gjykatë me barrelë. Procesi gjyqësor ndaj tij në kajro ka nisur nën masa të rrepta sigurie. Dy djemtë e tij Alaa dhe Gamal, ish-ministri i Brendshëm Habib al Adly dhe gjashtë ish-zyrtarë të tjerë dolën po ashtu para gjykatës, ndërsa jashtë ndërtesës rreth 3 mijë ushtarë dhe policë po kujdesen për të mbajtur turmën nën kontroll.

Mubarak do të përgjigjet për akuzën se ka urdhëruar qëllimin me armë zjarri ndaj manifestuesve duke vrarë rreth 800 persona.


Kajro është blinduar nga forca të shumta sigurie gjatë seancës së parë gjyqësore kundër ish-presidentit, Hosni Mubarak që do të përballet me një sërë akuzash, mes të cilave edhe ajo për vrasje dhe korrupsion. /albeu.com/



Shtuar më 03/08/2011, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori