Mubarak lirohet nga burgu
Ish-Presidenti egjiptian, Hosni Mubarak la sot qelinë e burgut, pas apelimit që i bëri dënimit të tij. Ai u lirua nga burgu Tora në Kajro, ku një helikopter mbërriti për ta marrë dhe tashmë pritet të jetë në arrest shtëpie.

Mubarak, i cili gjendet në moshën 85-vjeçare, tashmë akuzohet për korrupsion dhe se ka dhënë urdhra për vrasjen e protestuesve gjatë trazirave të vitit 2011.

Lirimi i tij shihet si një përpjekje e ushtrisë për të kthyer mbrapsht të gjitha ndryshimet që ndodhën pas rrëzimit të tij nga pushteti.

Shumë kanë ndodhur që nga rënia e Mubarakut në Egjipt, i cili tashmë ndodhet në thuajse në luftë civile. Pas tij, president u zgjodh Morsi, i cili u rrëzua nga ushtria pak kohë më parë. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2013, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori