Flet e dashura që nxorri në pritë Billën: Isha e lidhur me të dy

Ka nisur seanca për caktimin e masës së sigurisë për Adiola Lakrën, vajza që dyshohet se ka nxjerrë në pritë Hekuran Billën i cili u ekzekutua në zonën e Komunës së Parisit në fillim të muajit qershor, në një atentat te mirëorganizuar.

Ne sallen e gjyqit, Adiola Lakra ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe nuk ka pranuar se është paguar për të nxjerrë në pritë Billën.

“Une kam qene e lidhur me Sebastian Malin pasi jetoja ne te njejtin pallat ku e ema e tij kishte parkukerine. Jemi lidhur por me pas jemi ndare, fillimisht me ka bere Billa ftes ne instagram kemi folur dhe jemi lidhur, ne gjithmone takoheshim ne te njejtin vend pasi Hekurani nuk levizte”.


Shtuar 29.06.2020 07:47