Mubarak e pranoi ftesën për bisedimet paqësore
Hosni Mubarak
Mediat shtetërore në Egjipt kanë raportuar se presidenti Hosni Mubarak e ka pranuar ftesën e Shteteve të Bashkuara, për të marrë pjesë në fillimin e bisedimeve direkte ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve në Uashington, muajin e ardhshëm. Dje sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, e ftoi presidentin Mubarak dhe mbretin jordanez, Abdullah, në nisjen e bisedimeve të para direkte ndërmjet liderëve të të dy palëve, prej dhjetorit të vitit 2008. Bisedimet fillojnë më 2 shtator në Uashington.
Shtuar më 21/08/2010, ora 18:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori