"M*t", plas sherri LIVE mes kryeministrit italian dhe atij të Luksemburgut (VIDEO)
Pëlqej
Një qenë një përplasfje e fortë ajo mes kryeministrit të Italisë Matteo Salvini dhe atij të Luksemburgut Jean Asselborn në lidhje me emigrantët.

Salvini mbrojti idenë se nuk duhen lejuar emigrantët në Europë dhe Itali, aq më pak me argumentin që popullsia europiane po plaket duke marrë mbrapsht reagimin e kryeministritLuksemburgut, i cili fillimisht iu drejtua me një "bla bla bla", raporton Albeu.com.

Kur Salvini tha "ju lutëm më lini të vijoj", kryeministrit i Luksemburgut iu përgjigj me termin "merde alors", e cila nga frëngjishtja mund të kuptohet edhe si "dreq vazhdo".

Më parë, kryeministri i Luksemburgut ishte shprehur se Europës i duhej emigracioni pikërisht sepse popullsia po plakej.

Ishte përgjigja e Salvinit që acaroi homologun e tij. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2018, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori