Motra e gruas së Toni Blerit bëhet myslimane për shkak të palestinezëve
Pëlqej
Motra e vogël e gruas së ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, Laurent Booth në vitin 2001 ka pranuar islamin si fe të sajën.

Ajo ka treguar në një intervistë për agjencinë e lajmeve "Anadoll" se e ka marrë këtë vendim, për shkak se ka parë vuajtjet e popullit palestinez.

Dyzetë e shtatë vjeçarja Laurent Booth është motra me e re e gruas së Tony Blair, Cherie.

Booth ka tërhequr vëmendjen e publikut me kritikat e saj ndaj SHBA-ve dhe Izraelit, rreth qasjes së tyre ndaj problemit në Gaza.

“Është e qartë se marrëveshjet nuk mund të anulohen, por vetë deklarata e qeverisë britanike se do të rishikojë marrëveshjet me Izraelin, tregon për prezencën e presionit, gjë që është pozitive. Sulmet izraelite në Gaza mund të ndalohen me intervenimin e OKB-së dhe me sanksione ndaj Izraelit. Populli i Gazës është në të drejtën e vetë dhe vullnetin e Zotit dhe për këtë nuk do të dorëzohet ndaj kriminelëve”, ka thënë ajo.

Laurent Booth citohet të ketë thënë se është e tmerrshme të shohësh fëmijët palestinezë sesi vuajnë, plagosen dhe sesi vriten në Rripin e Gazës. /albeu.com/

Shtuar më 06/08/2014, ora 12:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori