Rosela Gjylbegu për Festivalin e RTSH-së: E kishin ndarë një vit përpara se kush do të fitonte

Këngëtarja e njohur, Rosela Gjylbegu, ka bërë një shkrim rreth Festivalit të RTSH-së, teksa ka ndarë me ndjekësit këngën përfaqësuese të Malit të Zi në “Eurovision 2022”.

Ajo ka përgëzuar Vladana, që përfaqëson Malin e Zi sivjet për këngën, dhe është shprehur se në Shqipëri ata që vendosin për këtë punë janë të paaftë e me një vesh muzikor të lodhur.

Gjithashtu, Rosela i është përgjigjur një ndjekëse që i tha se ‘përse nuk ka qenë prezent në skenën e madhe të festivalit’, me përgjigjen se është zgjedhur një vit më parë se kush do të fitonte.

Postimi i plotë:

Kur punohet me seriozitet, pasion e me profesionistë për ti dhënë zë shpirtit, për me përfaqësu veten dhe një komb të vogël si ky i joni që ka kaq shumë nevojë për me përjetu emocione të bukura, me pasë ça me u krenu apo frymëzu në kto kohë çoroditëse…

-rezultati është ky ⬇️

p.s

Por s’eshte rastin jonë kuptohet…

SEPSE – si gjithmn ktu te ne ato që e patën dhe e kanë pasë fatkeqsisht prej vitesh në dorë me vendosë në ktë punë, janë totalisht të paaftë e me një vesh muzikor të lodhun, aq mendjengushtë sa edhe me artin bëjnë pazar, e normal që stafetën për me dal nga fundi nëpër kompeticione të tilla s’na e kalon kush…

S’kam asgjë personale, e di që s’do ju pëlqejë ky status disave por kjo është e vërteta e shëmtuar në Shqipërinë tonë të vogël me super talente që si vlerëson askush…

Vec kur shkëlqejnë nëpër botë e kujtohen për ta fillojnë e delirojnë duke marrë merita boshe për suksesin e tyre…

Nejsee..

Shijoni muziken e tekstin e bukur të kësaj kënge me një mesazh shumë të ndjerë e personal që kjo super Artiste ja dedikon humbjes së nënës së vet nga covidi…