MOTI I KEQ / Shkon në 40 numri i të vdekurve nga i ftohti në Ukrainë
Ka shkuar në 40 numri i viktimave që humbën jetën brenda një jave nga hipotermia në Ukrainë, ndërsa mbi 800 kanë mbetur të lënduar, ka bërë me dije shefja e shërbimit të ndihmës së shpejtë, Tetjana Timoshenko.

Deri mëngjesin e sotëm, rreth 869 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa 753 prej tyre janë shkruar në spital dhe brenda 2 ditëve raportohet se kanë humbur jetën 29 persona.

Timoshenko tha se brenda 2 orëve të fundit, 11 njerëz kanë vdekur nga hipotermia, fillimisht në zonën Rovenska, Lvovska dhe Nikolaevska, e cila shtoi se numri më i madh i viktimave kanë qenë të dehur.

Kutjojmë se prej gjashtë janarit në disa zona ukrainase temperatura u ul prej -20 deri -25 gradë Celsius. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2017, ora 10:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori