Një ditë ndryshe nga të tjerat u gdhi në Kretë dhe siç duket dimri po largohet.
Në Pllajat e Lasithit, ku tre ditë me radhë
bora nuk pushoi duke i zbritur temperaturat në -3 gradë, sot që në orët e para të mëngjsit mbizotëruan rrezet e diellit duke u kthyer përsëri në normalitet, siç raporton edhe ABE.
Kryebashkiaku Gianis Stefanakis njoftoi se do të vendosë në punë makineri të posaçme për të pastruar rrugët sa më shpejt në mënyrë që të mos hasin probleme qytetarët.
"Duke qënë se
bora këto tre ditë ka qënë e dëndur, prioriteti ynë është pastrimi i rrugëve, kryesisht edhe rruga e cila lidhë Kaminakin me Ebaron", deklaroj z.Stekanakis.
Gjithsesi, deri më tani, në disa zona të rrezikshme nuk është marr një iniciativë për pastrimin nga rreshjet e dëborës pasi ka një rrezikshmëri të lartë, siç janë disa pjesë fushore ku lumenjtë janë mbuluar nga
bora dhe probabiliteti për aksidente është i lartë./albeu.com/
Shtuar më 18/02/2021,
ora 11:06