Shkon në 80
numri i
viktimave të regjistruar nga
moti i keq i cili ka përfshirë Evropën ndërsa probleme janë shfaqur në transportin rrugor dhe ajror. Në Ukrainë
numri i të vdekurve nga tempretaurat e ulta ka arritur në 43 ku shumica e
viktimave ishin të pastrehë.
Ndërsa në Rumani kanë gjetur vdekjen 14 persona ndërsa me qindra të tjerë janë shtruar në spitale. Zyrtarët në Poloni
raportuan për 20 të vdekur gjatë këtyre ditëve. Ndërsa
viktima janë shënuar edhe në disa vende të tjera si Serbi, Bosnje-Hercegovinë, Republikën Çeke dhe Sllovaki. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2012,
ora 10:57