Mosmarrëveshjet BE-Rusi në nivelin më të lartë pas luftës së ftoh
Albeu.com
Bashkimi Evropian dhe Rusia po përjetojnë mosmarrëveshjet BE-Rusi në nivelin më të lartë pas luftës së ftohtë. Këtë e ka deklaruar komisioneri për çështje tregtare i BE-së, Peter Mendelson.Bashkimi Evropian dhe Rusia po përjetojnë mosmarrëveshjet BE-Rusi në nivelin më të lartë pas luftës së ftohtë. Këtë e ka deklaruar komisioneri për çështje tregtare i BE-së, Peter Mendelson, i cili ka thënë se mosbesimi dhe keqkuptimet në marrëdhënie midis BE dhe Rusisë janë në nivelin e tyre më të lartë që pas fundit të luftës së ftohtë, veçanërisht për çështje të energjisë. Ne nje interviste per BBC-në, zoti Mandelson i tha se të dy palët besonin se tjetra po përdorte energjinë si armë politike.

Ka edhe çështje të tjera që të dy palët nuk janë dakord - Kosova, liria e shprehjes dhe përdorimi i tregtisë si armë politike. Të gjitha këto janë çështje të nxehta.

"Nuk ka bisedime të tjera me serbët"

Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ka përjashtuar një propozim rus për bisedime të tjera me qeverinë serbe mbi të ardhmen e statusit të Kosovës.

Duke iu përgjigjiur komenteve të bëra nga ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Beograd të enjten, zoti Çeku tha se nuk kishte mundësi që negociatat të rifillonin.

Zoti Lavrov që sot është në Mal të Zi përsëri tha se Moska e konsideronte planin e OKB-së për Kosovën që mund të çojë në pavarësi nën mbikqyrje ndërkombëtare, si pikëpamje të dështuar.

Qeveria në Beograd e ka hedhur poshtë planin që është mirëpritur gjerësisht në Prishtinë.

Këshilli i Sigurimit të OKB do të vendosë nëse propozimi i zotit Ahtisaari, të dërguarit special të OKB-së për Kosovën do të zbatohet. start
Shtuar më 21/04/2007, ora 09:55
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori