Moska zyrtarisht njeh pavarësinë e Malit të Zi
Albeu.com
"Në bazë të një dekreti të presidentit të Federatës së Rusisë, pala ruse pranon republikën e Malit të Zi si një shtet të pavarur dhe sovran", njoftoi Ministria e Jashtme Ruse në një komunikatë për mediat.Rusia deklaroi se njeh pavarësinë e Malit të Zi, vend i cili votoi pro ndarjes nga Serbia në referendumin e 21 majit. "Rusia fton Malin e Zi të nisë bisedimet për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve në nivel ambasadorësh dhe hapjen e ambasadave", shton komunikata. Republika e vogël në brigjet e Adiatikut shpalli pavarësinë më 3 qershor, pas referendumit të 21 majit, ku 55,5 për qind e zgjedhësve votuan pro saj. Bashkimi Europian pritet të vendosë nesër parimisht për pavarësinë e Malit të Zi.
Shtuar më 11/06/2006, ora 17:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori