"Moska ka materiale për të shantazhuar Trumpin", presidenti i ri: "Gjueti shtrigash"
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, ka reaguar ashpër pas lajmeve të shumta në mediat amerikane, që thonë se Rusia ka një material bombë për të.

"Lajme të rreme! Totalisht një gjueti shtrigash politike", ka thënë Trump në Twitter për lajmet e medieve botërore.

Trump nuk e përmend çështjen, por orari kur është publikuar reagimi përkon me lajmet e shpërndara nga mediat amerikane në mbrëmje.

Disa nga informacionet personale dhe financiare shumë komprometuese por të pakonfirmuara nga askush, që kanë përfshirë Donald Trump janë: Videot e takimeve seksuale me prostituta të bëra në 2013 në një hotel në Moskë; Ryshfete të maskara si propozimi biznesi shumë fitimprurëse të bëra nga zyrtarët rusë; Takimet me përfaqësues dhe njerëz të Kremlinit në vitin 2016 për të diskutuar interesat e përbashkëta, duke përfshirë hakerimin në kurriz të partisë demokratike dhe kreut të fushatës elektorale të Hillary Clinton, John Podesta.

Këto informacione janë publikuar natën kur Barack Obama mbante në Çikago fjalimin e tij të lamtumirës si President amerikan duke bërë shumë amerikanë të derdhin lot. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2017, ora 08:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}