Moska do ta mbështesë Serbinë në negociatat për statusin e Kosovës
Albeu.com
Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov ka deklaruar se Moska do ta mbështesë Serbinë në negociatat për statusin e Kosovës, por ka vlerësuar se Beogradi në këto negociata nuk është mjaft aktiv."Fati i Kosovës do të varet nga aktiviteti i vetë serbëve. Ne angazhohemi që zgjidhja të gjendet në tavolinën e bisedimeve, dhe të mos imponohet. Por për momentin, pala serbe për fat të keq nuk merr pjesë aktive në këto negociata. Ajo mund të jetë më e kategorike, dhe ne do ta mbështesim", ka thënë Lavrov. rfe
Shtuar më 25/03/2006, ora 12:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori