Moska dhe Kievi bien dakord për armëpushim
Pëlqej
Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin kanë rënë dakord për një armëpushim me rebelët në lindje të vendit.

“Mirëkuptimi i ndërsjelltë është arritur sa i përket hapave që do të mundësojnë rivendosjen e paqes” thuhet në një deklarate zyrtare nga zyra e shtypit të Presidentit ukrainas.

Separatistët pro-rusë janë duke luftuar ndaj forcave të Kievit në rajonin kryesisht rusisht-folës të Donbassit, në të cilin është ngritur thuajse pjesa më e madhe e industrisë së rëndë të Ukrainës, e që përbën rreth 18% të Produktit të Përgjithshëm Bruto të vendit.

“Biseda e tyre përfundoi me një marrëveshje mbi një armëpushim të përhershëm në rajonin Donbass (Donjeckt dhe Luhansk). Tashmë priten hapat e mëtejshëm që do të çojnë drejt paqes” deklaron zyra e tij.
Shtuar më 03/09/2014, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori