Inter në bisedime për të shkëputur kontratën me Sanchez, nëse kiliani largohet, Dybala vishet zikaltër

Ditën e djeshme, Inter arriti te arrijë marrëveshjen për të shkëputur kontratën me Arturo Vidal.

Te dyja palët arritën të kuptoheshin dhe Inter e përshëndeti mesfushorin duke e falenderuar për dy sezonet me klubin zikaltër.

Sot, “Corriere dello Sport” raporton se Inter do të tentojë përsëri të ulet në bisedime me Sanchez për të shkëputur dhe ai kontratën dhe të bëhet një lojtar me parametra zero.

Sulmuesi kilian ka shpjeguar se nuk largohet nëse nuk gjen një ekip në nje nga ligat më të mira europiane.

Gjithsesi, Inter ka besim se do të gjejë gjuhën e përbashkët me të. Deri më tani, pas Sanchez është Villarreal dhe Marseille.

Nëse sulmuesi kilian largohet, atëherë nuk ka më dyshime që Dybala do të vishet zikaltër, por dihet që argjentinasi nuk mund të presi akoma edhe më shumë telefonatën e Interit, pasi do të dijë të ardhmen e tij./h.ll/albeu.com


Shtuar 12.07.2022 10:35