Mori të njëjtën kurë si vetë Trumpi, avokati i presidentit mposht koronavirusin
Avokati personal i presidentit amerikan Donald Trump, Rudy Giuliani ka arritur të mposhtë koronavirusin dhe po bëhet gati të lërë spitalin.

Vetë ai ppohoi se është trajtuar me të njëjtin miks ilaçesh kundër koronavirusit si shefi i Shtëpisë së Bardhë, i cili u prek përpara disa kohësh nga Covid 19 së bashku me të shoqen, Melanian.

Juristi 76 vjecar shpjegoi se është trajtuar me Remdesivir dhe Deksametazon. Ishte vetë Trumpi ai që e pohoi në Tëitter të dielën se Giuliani, që ka drejtuar fushatat e tij ligjore me qëllimin përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të muajit nëntor, ishte diagnostikuar me koronavirus. Giuliani kishte udhëtuar në shtetet kyçe, pavarësisht rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në të gjithë SHBA-në. Në disa evente, në të cilat lëshonte akuza për mashtrime në zgjedhje, ai qe shfaqur pa maskë në fytyrë.

Vetë Trump i mëshoi shumë fort idesë së kombinimit të dy ilaçeve të përdorura prej tij, të cilat siç tha, e ndihmuan të ngrihej shpejt në këmbë kur u sëmur në muajin tetor.
Shtuar më 09/12/2020, ora 15:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori