Mori 190 milion dollar në varr, historia e pabesueshme e biznesmenit kanadez
QuadrigaCX, një kompani kanadeze që bën konvertimin e kriptomonedhës, e përfshirë në një sërë rastesh të mëparshme ligjore, pretendon se nuk ka më akses në rreth 190 milionë dollarë në pronësi të klientëve të saj. Sipas kompanisë, shkak është bërë vdekja e papritur e themeluesit Greald Cotton, më 9 dhjetor 2018, gjatë një udhëtimi në Indi.

Cotton vdiq për shkak të komplikimeve me sëmundjen e Crohn-it dhe ishte i vetmi person që e dinte fjalëkalimin që hap atë që në gjuhën e teknologjisë së kriptomonedhave njihet si “portofoli i ftohtë”.

Një “portofol i ftohtë” është një pajisje fizike për ruajtjen e të dhënave, që nuk është e lidhur me internetin.

Ekspertët kanë dyshime në lidhje me faktin se Cotton e ka marrë me vete në varr fjalëkalimin. Megjithatë në një betim para gjykatës, gruaja e tij pretendoi se burri i saj ishte i vetmi njeri që e kishte. Një ekspert i kontraktuar për të thyer kodet e laptopit të tij nuk arriti të bënte asgjë.

Cotten thuhet se ishte përgjegjësi i vetëm për fonde në vlerë 26 500 bitcoin, praktikisht 92.3 milionë dollarë amerikanë; 11 000 bitcoin cash ose 1.3 milionë dollarë; 11.000 Bitcoin Cash SV ose 707 000 dollarë; 35.000 Bitcoin Gold ose 352 000 dollarë dhe afërsisht 200 000 Litecoin ose 6,5 milionë dollarë; si edhe rreth 430 000 Ethereum (46 milionë dollarë). Shuma shkon në total 147 milionë dollarë.

Pak javë pasi u bë e ditur vdekja e themeluesit, faqja e kompanisë u bë e paaksesueshme, me njoftimin se ishte në “mirëmbajtje”.

Ekspertët janë dyshues në lidhje me këtë. Një grup analistësh zbuluan se kompania në të vërtetë nuk e kishte humbur aksesin në portofolin e saj Bitcoin, duke hedhur poshtë pretendimin e saj.

Kompania ka qenë nën hetim nga Banka Kanadeze e Tregtisë për parregullsitë e përpunimit të pagesave. Në janar 2018, asaj i janë janë konfiskuar 26 milionë dollarë në asete. Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Ontarios gjeti gjithashtu se rreth 67 milionë dollarë transaksione ishin transferuar në mënyrë të parregullt në llogarinë personale të procesori të pagesës.

Ka zëra që thonë se kompania po konsideron shitjen e platformës së vet operative për t’u kthyer paratë përdoruesve. Një seancë gjyqësore për të vendosur fatin ligjor afatshkurtër të kompanisë do të zhvillohet sot. /tematv/
Shtuar më 05/02/2019, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori