Moree: BE do ti kërkojë Serbisë të mbështesë Ukrainën
Drejtori i zyrës për Evropën jugore, e qëndrore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore konsideron se Serbia do të duhet të vërë në provë marrëdhëniet me Rusinë.

Sipas tij, BE do ti kërkojë Beogradit të mbështesë Ukrainën në konfliktyine fundit që ka lindur në këtë shtet.

Mendoj se mund të llogarisim në atë se qeveria në Beograd do të marrë vendime të duhura mbi këto çështje, sidosmos kur të kihet parasysh brendosja serioze në botë me rastin e aneksimit ilegal të Krimesë nga ana e Rusisë dhe e aksioneve tjera të Rusisë në Ukrainë”, ka komentuar Moore në një intervistë për VOA.

Ai tha se edhe Uashintoni kërkon nga Serbia që të ndryshojë politikën e saj të jashtme, që të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën dhe të shohë drejt hapave euro-integruese. /albeu.com/
Shtuar më 01/06/2014, ora 14:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori