Moore: Uashingtoni dhe Londra prijëse në njohjen unilaterale të Kosovës
Albeu.com
“Uashingtoni dhe Londra do të prijnë në njohjen unilaterale të pavarësisë së Kosovës’, ka thënë sot analisti i Evropës së Lirë , Patrik Moore, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara dhe aleati më i ngushtë i tyre, Britania e Madhe, ...“Uashingtoni dhe Londra do të prijnë në njohjen unilaterale të pavarësisë së Kosovës’, ka thënë sot analisti i Evropës së Lirë , Patrik Moore, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara dhe aleati më i ngushtë i tyre, Britania e Madhe, duke i ndarë vlerat e përbashkëta për atë se çfarë është e drejtë ose e gabuar dhe traditën e përbashkët të pragmatizmit, do të marrin rolin prijës në njohjen e pavarësisë së mbështetur në të drejtën e vetëvendosjes dhe të pushtetit të shumicës.
Moore shton se sa i përket Rusisë, vështirë është të parashihet se si do të veprojë ajo, përkatësisht nëse do të shfrytëzojë ose jo veton. Ndërkaq, nëse në Këshillin e Sigurimit nuk do të arrihet asgjë, atëherë shtetet e caktuara e kanë mundësinë që në formë unilaterale të njohin pavarësinë e Kosovës, thotë mes tjerash analisti Moore.
Shtuar më 14/04/2007, ora 13:51
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori