Momenti prekës kur Papa përqafoi njerëzit e sëmurë (FOTO LAJM)

KY është momenti prekës kur Papa Benedikti i XVI afrohet të puthë një të sëmurë me "neurofibromatosis", një sëmundje e rrallë gjenetike që në të shumtën e rasteve çon në krijimin e tumorit sidomos në tru. Njerëzit që e kanë këtë sëmundje të dhimbshme, shpesh mundohen të fshehin pamjen e tyre, por fotot e bëra një ditë më parë, janë shpërndarë në internet dhe kanë prekur zemrën e të gjithëve. Shtypi italian e krahason Papën me Shën Franceskun e Asisit, një njeri i shenjtë ii shekullit të XIII që sipas legjendës puthi një person të sëmurë me lebrozë që pa në rrugë, sepse kishte marrë një mesazh nga zoti. Një ditë më parë, Papa po ashtu u kërkoi besimtarëve që të luteshin për një vajzë të vogël të sëmurë. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2013, ora 11:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori