Momenti kur nxirret i gjallë 77 vjeçari nga rrënojat e tërmetit në Turqi (VIDEO)

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë pas 33 orësh një 77-vjeçar, i cili ndodhej nën rrënojat e një ndërtese të shembur në Izmir, si pasojë e tërmetit.

I moshuari është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese në zonën e njohur “Riza Bey” në Izmir, një nga 20 vendbanimet që u shemb gjatë tërmet.

Autoritetet turke raportojnë se deri tani 58 persona kanë humbur jetën për shkak të tërmetitIzmir dhe 896 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Tërmeti i fuqishëm që goditi të premten e 30 tetorit Detin Egje midis bregdetit turk dhe ishullit grek të Samos, kishte një magnitudë 6.6 të shkallës të Rihterit. Mediat turke thanë se tërmeti u ndje në të gjithë rajonet e Egjeut dhe Marmaras, ku ndodhet edhe qyteti i Stambollit.

Tërmeti u ndje, gjithashtu, në të gjithë ishujt lindorë grekë, dhe madje edhe në kryeqytetin e Greqisë, në Athinë. Mediat greke thanë se banorët e Samos dhe ishujve të tjerë u larguan nga shtëpitë e tyre. Në ishullin Samos humbën jetën dy adoleshentë nga tërmeti, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur mes tyre dhe një shqiptar.
Shtuar më 01/11/2020, ora 14:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori