Momenti i tmerrshëm kur një person sulmon dhe plaçkit një grua (VIDEO)
Policia në Ozone Park, New York ka arrestuar një person për shkak të një sulmi që ndodhi në mes të gushtit.

Autoritetet thonë se 36-vjeçare Devon Young është përgjegjës për një sulm ndaj një gruaje 55-vjeçare, të cilën e përplasi në tokë dhe vodhi çantën e saj.

Videoja e mësiperme ka ndihmuar policinë për arrestimin e tij.

Zyrtarët thonë se i dyshuari e ndoqi gruan nga Resorts World Casino pasi ajo sapo kishte mbledhur para, transmeton Klan Kosova.

I riu është aktualisht në lirim me kusht për kryerjen e të njëjtit krim dy herë në vitin 2016. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2017, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori