Abazoviç nga Kievi: Vizita jonë në Ukrainë, detyrim moral për ne dhe mesazh i fortë për vendet e BE

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky dhe kryeministrin e vendit tonë Edi Rama, tha se vizita në Kiev është detyrim moral më shumë se politik. Ai vlerësoi qëndresën e popullir Ukrainas, ndërsa shtoi se vendi do të ketë mbështetjen e Malit të Zi.

Më tej Abazoviç u shpreh se vizita e tyre në Kiev duhet të jetë një mesazh i fortë për vendet e BE-sqë që të bëjnë më shumë përpjekje për të ndihmuar Ukrainën.

“Është nder i madh që gjendemi këtu me ju, Zelensky. E kosiderojmë këtë si detyrim politik dhe moral, për të ardhur në Kiev dhe të shtrëngojmë duart me ju dhe të përfaqësojmë popullin ukrainas. Ju nuk po luftoni vetëm për territorin dhe popullin tuaj, por po luftoni për mënyrën e jetesës dhe për të zgjedhur fatin tuaj për të ardhmen. Vendet tona duhet të them që gjithçka që lidhet me parimet elementare demokratike, për ne është në rregull, E njëjta dhe për BE, keni mbështetjen e Malit të Zi. Kjo është kohë mjaft e vështirë për Europën dhe botën, dhe mendoj se është e rëndësishme që lufta të ndalet. Duhet të gjejmë një rrugë si të ndalim luftën dhe pas kësaj do të keni mbështetjen e plotë për rindërtimin. Jemi vende të vogla, por do ta japim kontributin tonë siç po e bëjmë tani më pajisje dhe kontribute financiare. Ky samit, me tre kryeministra të Ballkanit perëndimor, është një mesazh i fortë për BE, për vendet që kanë superfuqi, të bëjnë më shumë se ne, të jemi në të njëjtën gjatësi vale. Nga ana jonë e keni mbështetjen tonë. Çdo ukrainas në Malin e Zi që janë 10 mijë, janë të mirëpritur”, tha Abazoviç./albeu.com