Mogherini, thirrje presidentit të Venezuelës të ndalë konfliktet e reja
Pëlqej
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini i bëri thirrje Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, të pezullojë planet për formimin e Kuvendit që ndryshon kushtetutën.

Mogherini ka paralajmëruar se ndryshimi i Kushtetutës rrezikon konflikte të mëtejshme me kundërshtarët e tij politikë.

Maduro ka paralajmëruar mbajtjen e votimit më 30 korrik për të formuar Asamblenë kushtetuese civile, e cila do të ndryshojë kushtetutën ekzistuese, me të cilin veprim pretendon mënjanimin e KuvenditVenezuelës.

Kundër ndryshimeve kushtetuese opozita e vendit ka organizuar protesta të shumta, në të cilat janë vrarë dhjetëra civilë. /albeu.com/

Shtuar më 17/07/2017, ora 23:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori