Mogherini: Po mbahet armëpushimi në Ukrainë
Shefja për politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini ka konfirmuar se armëpushimi në lindje të Ukrainës është duke u mbajtur.

“Ne shpresojmë se kjo do të përbëjë një bazë të mirë jo vetëm për rifillimin e vitit shkollor, por edhe për një vazhdimësi të situatës në këtë drejtim”, ka thënë Mogherini, pas takimit me 28 ministrat e jashtëm të BE-së, më 2 shtator.

Grupi trepalësh i kontaktit, i përbërë nga përfaqësues nga Ukraina, Rusia dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), javën e kaluar arritën marrëveshje për një armëpushim, i cili përkon me vitin e ri shkollor që ka filluar në 1 shtator. /albeu.com/

Shtuar më 03/09/2016, ora 11:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori