Mogherini flet për Ballkani Perendimor: Ka prespektivë evropiane
Pëlqej
Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini nga tribunë e Forumit Strategjik të Bledit, ka thënë se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka perspektivë evropiane dhe mund të mbështetet në BE-në.

"Qëllimi im personal është të shoh progres të vërtetë tek të gjithë gjashtë partnerët ballkanik në rrugën drejt BE-së. Kur unë do të jem në fund të mandatit, do të doja që ky proces të jetë i pakthyeshëm. E rëndësishme është që në Ballkan të ketë uri për të ardhmen dhe dëshirë për tejkalimin e sfidave. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për komunitetin e biznesit dhe për të rinjtë. Ata mund të mbështeten tek ne", ka thënë Mogherini.

Ajo gjithashtu ka theksuar se Ballkani është pjesë e BE-së, se ky rajon është në Evropë, dhe se secili partner në Ballkan ka një perspektivë evropiane, kurse qytetarët meritojnë mundësi dhe shanse të barabarta.

Mogherini vlerësoi se gjatë forumit të vitit të kaluar fotoja e BE-së ishte mjaft e ndryshme - një fotografi e krizës dhe problemeve të mëdha, kurse sot, sipas saj, kjo është krejtësisht më ndryshe.

"Sot ne shohim se jemi të nevojshëm për botën. Ne, evropianët, i kapërcejmë problemet, gjejmë zgjidhje dhe kjo është realiteti i ri", ka deklaruar Perfaqësuesja e Lartë e BE-së nga Bledi, ku u zhvilluar Forumin Strategjik, i titulluar "Realiteti i ri".

Duke folur për realitetin e ri dhe mënyrat në të cilat duhet të përballemi, Mogherini theksoi se BE-ja është tani një partner i besueshëm, i fortë, i përqëndrua në unitet, i cili në një mënyrë kooperative i zgjidh krizat e shumta.

"Ne jemi për një qasje shumëpalëshe, por ne nuk jemi naivë dhe nuk jemi laikë si politikanë. Evropianët e dinë se zgjidhjet gjithëpërfshirëse janë më të mirat", ka thënë Mogherini.

Ajo ka përmendur Korenë e Veriut si shembull, duke thënë se lëvizjet e qeverisë së Phenianit janë një provokim dhe kërcënim i madh.

Sipas saj, BE-ja ndan vlerat e bashkësisë ndërkombëtare dhe mbështet avokatët e denuklearizimit - jo vetëm në Korenë e Veriut, por në mbarë botën.

"Po luajnë me zjarr që mund të përhapet në të gjithë botën. Pyetja është se si ta parandalojmë atë. Nuk ka zgjidhje të lehta, duhet të veprohet me vendosmëri, por përmes kanaleve diplomatike. Ky është momenti për të ushtruar presion maksimal ekonomik dhe diplomatik ndaj Koresë së Veriut", ka thënë Mogherini.

Në Forumin Strategjik në Bled, që mbahet sot dhe nesër nën moton "Realitet i ri", marrin pjesë rreth 1000 përfaqësues të lartë të Kombeve të Bashkuara, të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, akademikë, studentë, përfaqësues të bizneseve nga mbi 70 vende. Në forum do të marrin pjesë edhe zyrtarë nga rajoni, përfshirë edhe ministrin i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikola Dimitrov, ministren e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damian Mançevski./albeu.com/
Shtuar më 04/09/2017, ora 20:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori