Rrëmbeu dhe i mori jetën 7-vjeçares, Franku ekzekutohet pas 35 vitesh

Arizona vrau një të burgosur me injeksion vdekjeprurës të mërkurën – 35 vjet pasi ai u dënua për rrëmbimin dhe vrasjen e një vajze 8-vjeçare në Tucson.

Frank Atwood, 66 vjeç, u ekzekutua për vdekjen më 1984, të Vicki Lynne Hoskinson, të cilën e rrëmbeu dhe e vrau ndërsa ishte në lirim me kusht për akuza të mëparshme për rrëmbim, tha Prokurori i Përgjithshëm i shtetit, Mark Brnovich.

“Një fëmijë i pafajshëm të cilit iu mor jeta brutalisht dhe një familje që i është dashur të durojë dekada vuajtjesh, e pra, këtë ngjarje, banorët e Arizonës nuk do ta harrojnë kurrë,” tha Brnovich në një deklaratë.

Sot, ne kujtojmë Vicki Lynne dhe qëndrojmë së bashku me të dashurit e saj dhe komunitetin Tucson ndërsa kërkimi i tyre i palëkundur për drejtësi është realizuar më në fund.”

Vicki Lynne u rrëmbye teksa po udhëtonte me biçikletë pranë shtëpisë së saj më 17 shtator 1984, teksa kthehej nga kutia postare ku futi një kartolinë ditëlindjeje për tezen e saj.

Atwood e vrau të voglën, më pas e hodhi trupin e saj në shkretëtirë dhe iku në Teksas, tha prokurori Brnovich. Një alpinist gjeti trupin e dekompozuar të vajzës shtatë muaj më vonë.

Atwood ishte dënuar më herët për rrëmbimin e dy fëmijëve në Kaliforni dhe u transferua në Tucson disa ditë para vrasjes, duke thyer lirimin e tij me kusht, tha prokurori i përgjithshëm.

Vrasësi, i cili u dënua në vitin 1987, vdiq në orën 10:16 pasi iu injektua pentobarbital. Nëna e Vicki Lynne, Debbie Carlson, njerku, George Carlson dhe anëtarë të tjerë të familjes ishin dëshmitarë të ekzekutimit.

E pranishme ishte gjithashtu gruaja e të burgosurit. Ata u martuan në burg në 1991 pas dënimit të tij.

Vdekja e Atwood vjen vetëm një muaj pasi shteti ekzekutoi Clarence Dixon, njeriu i parë i dënuar me vdekje në shtet që nga viti 2014. Shteti e kishte ndalur dënimin me vdekje pas ekzekutimit të Joseph Wood në korrik 2014. Kjo ndodhi atëherë sepse të burgosurit i injektuan 15 herë ilaç vdekjeprurës, por ai nuk vdiste dhe vetëm pas vuajtjesh mase dy orë, ndërroi jetë, raporton noa.al duke cituar Arizona Daily Star.

Aktivistët janë të shqetësuar se Arizona do të fillojë të shtojë ekzekutimet e të burgosurve të dënuar me vdekje pas pauzës së gjatë.

Zyrtarët e shtetit nuk iu përgjigjën kërkesës së Associated Press për koment mbi planet e saj të ardhshme.

Janë 111 të dënuar me vdekje në Arizona, ki për 22 vetë kanë shteruar të gjitha apelimet e tyre ligjore.