Mlladiq nuk ka ndërmend të dorëzohet
Albeu.com
Prokurori serb tha se Mlladiqi nuk e ka ndryshuar identitetin dhe se ai nuk ka ndyrshime me rëndësi të pamjes fizike.Prokurori serb për krime lufte Vlladimir Vukçeviq deklaroi se në rrethin më të ngushtë të personave të cilët e mbrojnë ish- liderin ushtarak të serbeve të Bosnjës Ratko Mlladiq ka një numër të madh të tyre të cilët janë të gatshëm të përdorin armën në çdo moment dhe për këtë arrestimi i tij është shumë më i vështirë në krahasim me atë të Radovan Karaxhiqit.
"Mlladiq gjithashtu, sipas informatave deri te të cilat erdhën shërbimet, nuk ka ndërmend të dorëzohet, deklaroi Vukçeviq për botimin e sotëm të gazetës "Blic".
Ai shtoi se Mlladiqi nuk e ka ndryshuar identitetin dhe se ai nuk ka ndyrshime me rëndësi të pamjes fizike, si dhe se fshihet në një mënyrë shumë më ndryshe se Karaxhiqi.
Vukçeviq përmendi se Agjencia e sigurim-informimit ka siguruar të dhëna të reja për rrjetin e njerëzve të cilët e mbrojnë Mlladiqin. (MIA)
Shtuar më 12/09/2008, ora 18:43
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori