Mlladiç i shpëton gjykimit të Hagës
Albeu.com
Ratko Mlladiç nuk do të gjykohet në Hagë nëse nuk arrestohet brenda këtij viti. Lajmin e konfimoi për “Blic” ish-zëdhënëse e Prokurorisë së Hagës, Florens Hartman. Sipas saj, "Serbia dhe Perëndimi doemos duhet ta ekstradojnë nëse dëshirojnë anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Evropian. Gjykimet e shkallës së parë të Hagës mbarojnë në vitin 2009 dhe se të reja nuk do të hapen”.

Më tej ajo shtoi se "nëse Mladiç deri në fund të vitit 2009, apo më herët nuk dorëzohet në Hagë, dhe nga Këshilli i Sigurimit nuk merret leje për vazhdim mandati të kësaj gjykate, Mladiç asnjëherë nuk do të gjykohet në Gjykatën e Hagës".
Shtuar më 11/08/2008, ora 19:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori