Mjekët nuk ia zbuluan dot sëmundjen, 18-vjeçare studion për mjekësi dhe kuron veten
Israa Al-Tayeh, një vajzë jordaneze 18-vjeçare">18-vjeçare, vuante nga dhimbje të forta të kyçeve dhe humbje të vazhdueshme të vetëdijes që kur ishte fëmijë.

Pavarësisht kontrolleve mjekësore të kryera që kur ishtë 10-vjeç, mjekët nuk arritën të diagnostikonin sëmundjen e saj, derisa një ditë Israa vendosi të studiojë mjekësi, duke zbuluar kështu dhe përgjigjen që e mundonte prej vitesh.

18-vjeçarja zbuloi se vuante nga sindroma Ehlers Danlos (EDS), një sëmundje e rrallë që prek një në 20 mijë persona në botë.

Patologjia ka të bëjë me indet lidhëse të trupit, që shkakton simptoma si probleme me kyçet, lëkurën dhe sistemin tretës, të ngjashme me ato që Israa vuante që prej moshës 10-vjeçare.

Për problemet me stomakun, mjekët duhet t’i vendosnin vajzës një tub ushqyes të lidur me zorrën e hollë.

“Kam marrë ushqime dhe ilaçe të veçanta nga Amerika për gjendjen time dhe gjëra të tjera për të zvogëluar problemet e kyçeve.

Tani kam shpresë, tani mund të filloj të mendoj përsëri për të ardhmen sikurse vajzat në moshën time.

E di që do të duhet ende kohë për trajtimet, por unë dola nga terri ”, tha Israa për "BBC".
Shtuar më 20/10/2020, ora 20:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori