Mizore/ E masakron gruan dhe e poston fotografinë në Facebook (FOTO LAJM)

Një burrë i quajtur Derek Medina ka masakruar gruan e tij duke e qëlluar me armë tetë herë dhe më pas fotografinë e saj e ka postuar në llogarinë e tij në Facebook, shkruan The Mirror.

“Do të shkojë në burg”, kishte shkruar Derek në një status tjetër. “Do më shihni në lajme”.Të afërmit që e kishin parë fotografinë përmes Facebook-ut të gruas së mbytur të Derekut, Jennifer-in, të shtrirë në kuzhinë e të mbuluar nga gjaku, kishin besuar se bëhej fjalë për një shaka të pa krip. Por, Derek bashkangjitur me foton kishte postuar edhe “Pusho në Paqe Jennifer Alfonso”.

Nga burimet mediatike mësohet se gjatë zënkës Derek kishte marrë revolen e tij dhe kishte shtënë plotë tetë herë mbi gruan, e më pas ishte dorëzuar vetë në polici. Ai kishte thënë se aktin e ka bërë në vetëmbrojtje pasi gruaja e tij i ishte drejtuar me një thikë dhe donte ta qëllonte. Gjithsesi gjykata e gjeti fajtor Derekun për vrasje me paramendim duke e dënuar me 25 vjet burg. Po ashtu ai u dënua për lënien vetëm të një të miture derisa në shtëpi gjendej nëna e saj e vdekur./Albeu.com/
Shtuar më 08/06/2016, ora 13:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori