Mitchell takon sot Netanjahun dhe Ehud Barak
Emisari amerikan për Lindjen e Mesme George Mitchell nis sot përpjekjet diplomatike për të shpëtuar bisedimet paqësore izraelito-palestineze.

Bisedimet që rifilluan së fundmi u vunë në dyshime kur Izraeli refuzoi të zgjasë moratoriumin për ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor.

Sot Mitchell do takohet në Jerusalem me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministrin e Mbrojtjes, Ehud Barak.

Të enjten, Mitchell pritet të takohet në Ramallah me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, i cili ka thënë se do të vendosë për pjesëmarrjen e mëtejme në bisedime pasi të takohet me liderët arabë.
Shtuar më 29/09/2010, ora 09:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori