Onana: Debutimi me Interin në San Siro një ëndërr e bërë realitet

Pas debutimit të tij zyrtar me fanellën e Interit mbrëmjen e djeshme ndaj Bayern Munich, Andre Onana komentoi në rrjetet sociale ndeshjen dhe momentin actual të zikaltërve.

“Rënia lejohet, ngritja është detyrim. Duhet të jemi të bashkuar dhe të japim shpirtin tonë në fushë.

Faleminderit tifozët zikaltër për mbështetjen tuaj në ndeshjen time të parë në San Siro, një ëndërr që u bë realitet”, është shprehur Onana.

Ish-portieri i Ajax bëri disa pritje vendimtare ndaj Bayernit, edhe pse Interi humbi me rezultatin 0-2./ h.ll/albeu.com


Shtuar 8.09.2022 14:36