Misteri, çfarë ndodhi mesnatën e djeshme mes Izraelit dhe Rusisë në qiejt sirian (FOTO & VIDEO)
Pëlqej
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e cilësoi si rezultatin e një zinxhiri rrethanash tragjike përplasjen e avionit spiun rus në Siri mesnatën e djeshme në një zonë ku po kryenin operacion edhe një fregatë franceze dhe avionë izraelitë.

Avioni spiun rus Il-20 u zhduk nga radarët mbrëmë në orën 23:00 fill pasi katër avionë F-16 të Izralit kishin hyrë në të njëjtën zonë dhe po sulmonin me bomba të telekomanduara disa baza të Iranit pranë Latakias, shkruan Albeu.com.

Në atë moment, avionëve izraelitë iu përgjigjen forcat anti-ajrore të Sirisë, të cilët lëshuar disa rraketa SA 200, paraardhëset e S-300.

Duket se njëra prej tyre ngatërroi objektiv dhe në vend që të godiste avionët izraelit, goditi avionin spiun rus, i cili ishte duke u ulur për në bazë.

Në lidhje me këtë, rusët kanë akuzuar Izraelin si shkaktër të kësaj tragjedie pasi sipas ushtrisë së Rusisë, avionët izraelit përdoren avionin rus si mburojë duke u fshehur pas tij në mënyrë që mbrojtja anti-ajrore e Sirisë të mos mund t'i godiste.

"Ata nuk na njoftuan për sulmin dhe u fshehën pas avionit tonë. Na thanë vetëm 1 minutë para sulmit dhe në një kohë aq të shkurtër, avioni ynë nuk kishte se si mund të largohej na zona e rrezikut", u shprehen autoritetet ruse.

Në avionin spiun rus kishte 14 persona, ndërsa sëfundmi kanë dalë edhe pamjet e përplasjes së tij në tokë. /albeu.com/



Shtuar më 18/09/2018, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori