Njësoj si në filma! Shoferi në Maqedoni ther një polic ndërsa përplas me makinë dy të tjerë (VIDEO)

Gjatë ditës së djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugët e Maqedonisë së Veriut.

Në rrugën Manastir-Resnje janë sulmuar disa policë, njëri prej të cilëve është therur, ndërsa dy të tjerë janë goditur me veturë.

E gjithë ngjarja është fokusuar nga kamerat.

“Rreth orës 08:00 në rrugën Manastir-Resnje, vetura “Peugeot” e drejtuar nga I.Gj.(41) nga Rosomani nuk është ndalur në shenjë ndalese nga punonjësit e policisë dhe me veturë ka goditur dy prej tyre. Menjëherë pasi u ndalua, ai ka plagosur me një mjet të mprehtë një punonjës policie në detyrë. Ai është ndaluar në Stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së./albeu.com/