Miratohet ligji më i ashpër kundër aborteve
Shteti amerikan, Ajoua, ka miratuar një nga projektligjet më të ashpra për abortin, duke ndaluar abortet prej momentit kur dëgjohen të rrahurat e para të zemrës së fetusit.

Ligjvënësit republikanë, që kontrollojnë dy dhomat e parlamentit kanë kaluar projektligjin, duke dërguar të njëjtin te guvernatori për të hyrë në fuqi.

Kritikët kanë argumentuar se ky projektligj e konsideron abortin të paligjshëm, përpara se shumica e grave të kuptojnë se janë shtatzënë.

Guvernatorja republikane e Ajouas, Kim Reynolds nuk ka treguar nëse ajo do ta nënshkruajë projekligjin.

Përfaqësuesja republikane, Shannon Lundgren u ka thënë mediave lokale se ajo beson që projekligji do të miratohet.

Vitin e kaluar, republikanët e Ajouas kanë ndaluar abortet pas javës së 20-të të shtatzënisë.


Shtuar më 02/05/2018, ora 23:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori