Miratohet ligj, trupat e njerëzve mund të përdoren si pleh për bimët
Përveç varrosjes dhe djegies së trupit, njerëzit mund të kthehen edhe në material plehërimi për bimët.

Kjo është miratuar me ligj në shtetin Uashington, të SHBA-ve.

Pas vdekjes, trupi i njeriut përzihet me copëza ashkle, kashtë dhe dhè, për javë të tëra, duke u kthyer në material plehërimi.

Kjo është një metodë që fermerët e kanë përdorur prej kohësh me kufomat e bagëtive. Qëllimi është që trupi i njeriut të kthehet në diçka organike që do të ndihmojë natyrën e gjelbër të japë sërish jetë.
Shtuar më 23/05/2019, ora 21:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori