Miratohet drafti i kthimit të vizave në Ballkan
Parlamenti Evropian ka miratuar draftin për rikthimin e vizave për vendet e Ballkanit. Drafti për rikthimin e përkohshëm të vizave është miratuar me shumicë votash për vendet e origjinës së azilkërkuesve.

Ditën e martë është debatuar ashpër për këtë mekanizën, pasi kundërshtohej nga deputetët socialistë dhe social-demokratët. Ndërsa euro deputetja Tanja Fajon e ka konsideruar këtë propozim ilegal dhe ka kërkuar që votimi të shtyhet.

Por, kundërshtimi i saj është refuzuar ndërsa më pas është votuar mekanizmi i ri.

“Partia Popullore Evropiane, bashkë me konservativë dhe forcat populliste në Parlamentin Evropian ka treguar edhe njëherë se nuk çan kokën për qytetarët evropian dhe lirinë e lëvizjes, e cila është e drejtë fundamentale njerëzore”, ka shkruar në reagimin e saj dërguar mediave Tanja Fajon. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2013, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori