Miratohen akuzat për shkarkimin e presidentit Trump
Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan miratoi të mërkurën në mbrëmje dy akuza për shkarkimin">shkarkimin e presidentit Trump">Trump">Trump">Trump. Kjo është hera e tretë në histori që një president i nënshtrohet procesit të shkarkimit në bazë të shkeljeve të parashikuara në Kushtetutë.

Votimi historik, i ndarë prerazi në vija partiake, ashtu siç është ndarë mbarë vendi për këtë çështje, e akuzon presidentin e 45 për abuzim të pushtetit të zyrës së tij, pasi i kërkoi një vendi të huaj të hetojë rivalin e tij politik për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Akuza e dytë është për pengim të hetimeve të Kongresit për këtë çështje.

Gjyqi ndaj presidentit do të zhvillohet në Senat. Nëse Senati e shpall presidentin të pafajshëm, ashtu siç pritet të ndodhë, presidenti Trump">Trump">Trump">Trump do të hyjë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale me barrën e një kandidati të akuzuar nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Gjyqi ndaj presidentit pritet të zhvillohet në muajin janar. Për shkarkimin">shkarkimin e presidentit duhen dy-të-tretat e votave të Senatit prej 100 vendesh.
Shtuar më 19/12/2019, ora 08:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori