Minj, qen dhe prostituta, ja pamjet rrëqethëse brenda spitalit ku kurohet Lebroza (FOTO LAJM)

Pëlqej
Sëmundja e lebrozës, e cil është një sëmundje infektive e lëkurës dhe shkaktohet nga një baktere, kurohet në shumë vende të botës, ndërsa raportohet se afro 200 mijë raste të reja evidentohen për çdo vit.

Spitali "Curupaiti" në Rio de Janeiro, është një prej spitaleve ku kurohen pacientët me këtë sëmundje, por që prej viteve '80 është braktisur nga qeveria, ndërsa të sëmurët janë izoluar për shkak se mund të infektojnë të tjerët.

Megjithatë, qindra njerëz vazhdojnë të jetojnë në spitalin e braktisur në vitet ’80-të, të lënë në mëshirën e fatit.

Së fundmi, fotografi Fabio Teixiera e ka vizituar këtë spital që është vetëm pesë milje larg stadiumit olimpik, me të vetmin qëllim që ta dokumentojë gjendjen e këtij spitali, ndërsa vitin e kaluar "Sunday Mirror" raportoi se minj, qen dhe prostituta, janë parë duke shëtitur në korridoret e këtij spitali.

India ka numrin më të madh të prekurve me këtë sëmundje dhe pas saj vjen Brazili. /albeu.com/

Shtuar më 12/01/2017, ora 08:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori