Pëlqimi i Halandit në foton e Benzemas ka krijuar kaos në rrjetet sociale

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haland është në shënjestrën e disa të mëdhenjve europianë dhe ky nuk është më një lajm i ri dhe është çështje ditësh se kur do të largohet nga Dortmund.

Mediat e huaja këto ditë po e lidhin gjithnjë e më shumë Halandin me Realin.

Pas fitores madhështore të Real Madridit ndaj PSG-së në ndeshjen e tetë-finales së Ligës së Kampionëve (3:1) dhe kualifikimit në raundin tjetër, dhe pas lojës së mrekullueshme të Karim Benzema-s i cili shënoi hat-trick, Haland ka pëlqyer foton e Benzema të festës së golit në Instagram.

Shumë besojnë se “like”-ja e Halland-it në njoftimin e Benzemas është një sinjal i qartë se norvegjezi dëshiron të bashkohet me radhët e “Mbretërve”. /albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Karim Benzema (@karimbenzema)


Shtuar 12.03.2022 17:05