Ministrja franceze: SHBA do t'i mbrojë kurdët nga Turqia
Shtetet e Bashkuara po bëhen gjithnjë e më të vetëdijshme për rëndësinë e mbrojtjes së aleatëve të tyre kurdë, teksa tërheqin trupat nga Siria, tha sot ministrja franceze e Mbrojtjes, Florence Parly.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, njoftoi se do të tërheqë rreth 2 mijë trupa amerikane nga Siria. Ky njoftim rriti frikën rreth fatit të forcave kurde –aleate të SHBA – që shihen si forca armike nga Turqia fqinje, transmeton agjencia Reuters.

“Shtetet e Bashkuara kanë marrë nën konsideratë mbrojtjen e kurdëve”, tha Parly për gazetën Le Monde.

“Kurdët kanë qenë partnerët më të mirë të koalicionit”, shtoi ministrja Parly, duke iu referuar koalicionit ndërkombëtar që lufton militantët e Shtetit Islamik.


Shtuar më 20/01/2019, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori