Ministrja belge përfundon në terapi intesie pas infektimit me koronavirus
Ministrja e Jashtme belge Sophie Wilmès, ndodhet në terapi intensive vetëm pak ditë pasi rezultoi pozitive nga Covid 19.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat belge që citojnë zëdhënësen e Wilmes, por për më tepër 45-vjeçarja ka sqaruar se gjendja e saj është e qëndrueshme.

Deri më tani Belgjika numëron 10.539 vdekje dhe është vendi i dytë në botë me numrin më të lartë të vdekjeve në raport me popullsinë.

Ndërkohë niveli i pozitvitetit tek të gjithë personat e testuar ka arritur në 16,3% në nivel kombëtar, ndërkohë që Brukseli mban rekordin me 24,5%.
Shtuar më 22/10/2020, ora 16:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori