“Nuk mund të fliste kurrë pa dhënë unë përgjigje”, Berisha sqaron sërish incidentin me Alibeajn, dy fjalë dhe për Yuri Kim

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në studion e Të Paekspozuarit ka komentuar incidentin e sotëm në Kuvend, për të cilin tha se nuk e kishte me Alibeajn, por donte t’i jepte përgjigje Ramës, pasi ky i fundit i kishte përmenduar emrin disa herë gjatë fjalimit.

“Ai nuk është problem mes meje dhe Alibejt, por mes meje dhe Edi Ramës. Rama foli sa deshi dhe lakoi emrin tim sa deshi. Në ligjin e Parlamentit, nëse deputeti përmend një deputet tjetër, atij fill pas tij, i jepet fjala 2 minuta. Çfarë bënë? Para një muaji ndodhi e njëjta skenë, ngrihet Taulant Balla, i thotë nga vendi nuk do i japësh fjalën këtij, por Alibeajt. Aliebaj e kuptoj dhe i dha fjalën Jorida Tabakut. Ajo më la mua. Ajo që ndodhi ishte një komandë e paturpshme, megjithatë e arkivova. Sot ndodhi e njëjta skenë. Foli Rama sa foli, deklaroi kundër meje dhe natyrisht mua më takonte për përgjigje. Natyrisht sipas rregullit i takonte fjala kryetarit të grupit parlamentar, sepse kështu është rregulli. Por ai nuk mund të fliste kurrë pa dhënë përgjigje unë. Se isha përgojuar nga Rama. Unë u ngrita të merrja fjalën, atë me vrap e nxorën në platformë. Ishte një akt i shpëlarë. Për ndonjërin që mendon se nuk ishte skemë, kërcen Taulant Balla nga vendi, kur unë do merrja fjalën, dhe kërkon 5 minuta pushim, vetëm që të mos jepja unë përgjigje.

Berisha ka dhe një koment për ambasadoren Kim, pas deklaratave të saj se duhet të marrin fund skena të tilla në Kuvend.

“Pozicion qesharak i guvernatores që merr përsipër të interpretojë rregulloren e parlamentit, të përcaktojë se kush do të merrte fjalën dhe të protestojë se akuzohet qeveria dhe se nuk duhen bërë akuza. Ajo që mund t’i them zonjës është se merr fund loja me opozitë kukull, dhe një nga zhvillimet më pozitive të Shqipërisë është kjo. Unë po i përgjigjesha Ramës. Ai ishte zbehur, kushedi sa mesazhe ka marrë. Ka krijuar kompleksion. Ka mundësi t’u jetë dhimbur njerëzve”, tha Berisha.


Shtuar 21.04.2022 21:18